Rusisë nuk I del e keqja nga Kosova dhe qëndrimi I saj pro-perëndimor. Teksa përplasjet me Serbinë vijojnë, tashmë pjesë e përplasjeve edhe zyrtarisht është bërë edhe Rusia, e cila ka lëshuar së fundmi disa urdhërarreste ndërkombëtare për disa zyrtarë të Kosovës. Urdhërarrestet synojnë drejtuesit e skuadrës elitare të Policisë së Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në disa prej operacioneve policore në veri të vendit, mes të cilëve edhe rasti I Banjskës.