Forcat ruse kanë sulmuar me raketa lundrimi rajonin Ternopil të Ukrainës , duke shkatërruar një depo të madhe armësh amerikane dhe evropiane. Sipas Ministrisë rusë të Mbrojtjes, Moska gjithashtu rrëzoi tre avionë luftarakë ukrainas Su-25 pranë Donetskut dhe Kharkivut në Ukrainën lindore,. Rusia ka paralajmëruar vazhdimisht Perëndimin të mos ndihmojë Ukrainën me armatime duke thënë se do të sulmonte të gjitha asetet dhe furnizimet e NATO-s në Ukrainë.