Top News – Rusia sfidon aleancën e NATO-s / Do mbrojë anijet në Detin Baltik me çdo mjet
21/05/2025 14:41

Kremlini tha të mërkurën se Rusia do të mbrojë anijet e saj në Detin Baltik me të gjitha mjetet në dispozicion dhe se një përpjekje e dështuar estoneze për të sekuestruar një cisternë atje tregoi së fundmi se Moska mund të përgjigjet me veprime të ashpra nëse do të duhej. Estonia tha javën e kaluar se Moska kishte dërguar një avion luftarak në hapësirën ajrore të NATO-s mbi Detin Baltik gjatë një përpjekjeje estoneze për të ndaluar një cisternë nafte me destinacion Rusinë që mendohet se është pjesë e "flotës hije" që sfidon sanksionet perëndimore ndaj Moskës. Rusia, eksportuesja e dytë më e madhe e naftës në botë pas Arabisë Saudite, më pas ndaloi një cisternë nafte në pronësi greke, në ujërat ruse, pasi ishte larguar nga një port estonez. Ndalimi i anijes, nxiti shqetësime në lidhje me ndërprerjet e mundshme të transportit detar në korridoret e ngarkuara të Detit Baltik që përdoren për transportin e naftës. I pyetur se çfarë mund të bënte Rusia për të mbrojtur interesat e saj të transportit detar në Detin Baltik nga ato që Moska i ka përshkruar si veprime armiqësore nga vendet anëtare të BE-së dhe Britania, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve: "Siç treguan ngjarjet e fundit në lidhje me tentativën e sulmit pirat ndaj njërës prej cisternave, Rusia tregoi se është e aftë të përgjigjet mjaft ashpër". Peskov tha se Rusia ishte e gatshme të përdorte "të gjitha mjetet" në dispozicion të saj në të ardhmen për t'iu përgjigjur incidenteve të tilla brenda kuadrit të së drejtës ndërkombëtare dhe kishte një gamë të gjerë opsionesh për të zgjedhur. Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë akuzoi të martën NATO-n për kryerjen e atyre që i quajti veprime agresive në Detin Baltik, që cënuan lirinë e transportit detar pasi Estonia u përpoq dhe dështoi të ndalonte cisternën e drejtuar për në Rusi.

Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58