Rusia ka një program sabotazhi të fermave të erës dhe kabujve të telekomunikacionit në detin e veriut. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një hetim i përbashkët i transmetuesve publikë në Danimarkë, Norvegji, Suedi dhe Finlandë. Hetimi tregon se rusia ka një flotë anijesh të maskuara si anije peshkimi apo kërkimi në detin e veriut. Por ato mbajnë pajisje të përgjimit nënujor dhe po hartojnë harta për zonat kyce ku mund të kryhen akte sabotazhi.