Forcat ruse kanë sulmuar impiantin e celikut në qytetin port të rrënuar tashmë të Mariupolit, të shtunën – thanë zyrtarë ukrainas, në një tentativë për të eleminuar edhe xhepin e fundit të rezistencës ukrainase në qytetin strategjik që kremlini pretendon se e ka tani nën kontroll. Sulmi u raportua nga një këshilltar i presidentit të Ukrainës ndërsa vlerësohet se rreth 1 mijë civilë janë strehuar në impiantin Azovstal, bashkë me luftëtarët ukrainas të mbetur, ndërsa forcat ruse vazhdojnë ofensivën e tyre edhe në zona të tjera të rajonit lindor të Donbasit, në mesin e kunërsulmeve ukrainase.