Top News/ Rusia po nxit luftë në Kosovë! Raporti për dezinformatat: Po kriminalizohet NATO
27/11/2023 14:30

Kosova është e ekspozuar ndaj dezinformatave dhe narrativave që vijnë nga Rusia dhe Kina e që synojnë të nxisin luftë ndëretnike dhe ndërfetare në vend, të kriminalizojnë NATO-n dhe të ulin besimin e shoqërisë në integrimin euroatlantik, si dhe të prezantojnë SHBA-në si shembull të keq. Këto ishin përfundimet kryesore të raportit “Vorbulla e rrenave” lidhur me dezinformimin, që është hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), i mbështetur nga Bashkimi Evropian. Raporti flet për një narrativë e cila synon të kriminalizojë NATO-n, duke e parë këtë si diçka të dëmshme për Kosovën. Gjatë analizës janë identifikuar 44 artikuj si materiale që shpërndajnë propagandën nga jashtë, janë gjetur 14 publikime të cilat pretendojnë të dëmtojnë sigurinë e shtetit të Kosovës, ndërsa hartuesit e raportit thanë se ka pasur qindra materiale të tjera të cilat janë shpërndarë lidhur me ekonominë dhe pandeminë e koronavirusit. Ky raport është publikuar pak kohë pas paralajmërimeve të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Rusia po synon të nxisë konflikt mes shteteve të Ballkanit Perëndimor. BE-ja e ka mbështetur këtë shqetësim të Ukrainës, ndërkaq nga Departamenti amerikan i Shtetit është thënë se ndikimi malinj rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor pengon rrugën e shteteve drejt integrimeve euroatlantike. DASH u shpreh se pikërisht ky ndikim tregon urgjencën e punës që po bën Uashingtoni për të luftuar ndikimin rus. Për synimin e Rusisë që të nxisë konflikte në rajon ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sipas të cilit, Moska dëshiron të ndezë “një vatër krize në oborrin e Bashkimit Evropian” me qëllim që “të shpërqendrojë NATO-n”.

Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23