Top News – Rusia po falimenton ushtarakisht! / ’Iu gjunjëzua Iranit për dronë kamikazë e raketa’
19/10/2022 11:49

Përdorimi i dronëve iranianë nga forcat ushtarake ruse, për të sulmuar Ukrainën, tregon se Rusia ka falimentuar, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ushtarak, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e përbatshëm të tij para kombit. Sipas tij, sulmet ajrore të dy javëve të fundit kanë shkatërruar gati një të tretën e stacioneve të energjisë në Ukrainë. Zelensky ka thënë se Rusia me dekada ka shpenzuar miliarda dollarë në komplekset e saj të industrisë ushtarake dhe “në fund ata i janë gjunjëzuar Teheranit për të siguruar dronë të thjeshtë dhe raketa”. Zelenski tha se në aspektin strategjik, ky veprim nuk do ta ndihmojë Rusinë. “Kjo gjë vetëm i dëshmon botës se Rusia është në rrugë drejt humbjes dhe po tenton të tëheqë edhe dikë tjetër në mesin e bashkëpunëtorëve. Ne natyrisht që do të sigurohemi për një reagim të duhur ndërkombëtar”. Irani e mohon se furnizon Rusinë me dronë, dhe Kremlini ka thënë se nuk ka informacione nëse janë përdorur dronët kamikazë iranianë. Mirëpo inteligjenca britanike ka thënë të ketë identifikuar dronët e përdorur nga Rusia si pajisje iraniane. Departament amerikan i Shtetit është pajtuar po ashtu me këtë vlerësim. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, e ka akuzuar Teheranin për gënjeshtra kur ka thënë se dronët iranianë nuk janë përdorur nga Rusia në Ukrainë. Moska ka nisur një valë të re të sulmeve javën e kaluar, duke goditur godina të banuara në disa qytete ukrainase.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02