Pasi presidenti rus njoftoi se do të pezullojë pjesëmarrjen e vendit të tij në traktatin e ri START, i cili kufizon numrin e armëve bërthamore të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, janë rritur shqetësimet për një garë të re të armëve bërthamore. Frika e kësaj gare të mundshme ekziston jo vetëm mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe midis fuqive të tjera bërthamore, përfshirë Kinën.