Krahu i Djathtë i presidentit Vladimir Putin ka paralajëmruar të martën se Moska duhet të përgatitet për veprime të mundshme agresive nga NATO. Ish-kryeministri rus, Dmitry Medvedev tha se përforcimi i prezencës ushtarakë nga NATO afër kufijve të Rusisë është një realitet i rrezikshëm për vendin. Javën e kaluar ai paralajmëroi NATO-n se nëse Suedisë dhe Finlanda i bashkohen aleancës euroatlantike, Rusia do të vendosë armë bërthamore dhe raketa hipersonike në një enklavë evropiane.