Shefi i forcave të armatosura britanike insiston se rusia e ka humbur tashmë strategjikisht luftën në Ukrainë, ndërkohë që britania e madhe ka njoftuar më shumë mbështetje për Kievin dhe evropën lindore. Admirali Tony Radakin, tha se Rusia ishte një fuqi shumë më e reduktuar, e aftë vetëm për fitore të vogla territoriale, pas afro katër muajsh luftime. Ajo ka marrë efektivisht kontrollin e rajoneve lindore të Ukrainës, por e ka bërë këtë me një kosto të jashtëzakonshme që vlerësohet të jetë sa një e katërta e burimeve të saj ushtarake.