Zhvillimi i sistemeve pa pilot, ose dronëve, është çelësi për t'i dhënë Kievit një avantazh ndaj forcave ruse "numerikisht superiore", tha Komandanti i Përgjithshëm i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi. "Zhvillimi dhe përdorimi i sistemeve pa pilot është prioriteti im," tha Syrskyi në Telegram pas takimit me zëvendësin e tij, Vadym Sukharevskyi. “Ne po kërkojmë zgjidhje asimetrike për të fituar një avantazh cilësor ndaj një kundërshtari numerikisht superior”.