Dhjetëra mijëra civilë, dhe zyrtarë të emëruar nga Rusia, janë duke u larguar nga rajoni jugor ukrainas i Hersonit, tha lideri i instaluar nga Rusia, Vladimir Saldo. Sipas tij, 50-60.000 civilë do të largohen nga katër qytezat afër lumit Dnjepër, përmes një “zhvendosjeje të organizuar”. Të gjitha departamentet e emëruara nga Rusia në Herson, besohet se do të kalojnë lumin po ashtu. Televizionet ruse kanë shfaqur ndërkohë imazhet e disa njerëzve duke u mbledhur afër lumit.