Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë e tij të kryejë stërvitje bërthamore pas atyre që Moska tha se ishin kërcënime nga Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara. Ministria ruse e mbrojtjes tha se stërvitja do të zgjerohet në qarkun ushtarak jugor, dhe në të do të marrë pjesë aviacioni dhe marina. Distrikti jugor, me qendër në Rostov-on-Don, shtrihet shumë pranë Ukrainës dhe përfshin, pjesët e Ukrainës, të cilat Rusia i kontrollon. Bjellorusia gjithashtu do të marrë pjesë.