Një sulm rus në ndonjë nga vendet anëtare të NATO-s nuk mund të përjashtohet, thotë Christoph Heusgen, udhëheqës i Konferencës së Sigurisë të Mynihut, në një deklarim të shtunën, disa ditë para mbledhjes së liderëve botërorë dhe ekspertëve të mbrojtjes, në këtë qytet gjerman. I pyetur nëse mendon që presidenti rus, Vladimir Putin mund të japë urdhër për një sulm të tillë, Heusgen ka pohuar.