SHBA ka akuzuar rusinë se po përdor impiantin më të madh bërthamor të Ukrainës si një mburojë bërthamore, duke vendosur trupa atje e duke penguar trupat ukrainase të rikthejnë zjarr, duke rrezikuar kështu edhe një aksident të tmerrshëm bërthamor. Sekretari amerikan i shtetit, ANtoni Blinken, tha se SHBA ëhstë shumë e shqetësuar se impianti i Zaporizhias, për të cilin rusia u akuzua në mars se po lëshonte raketa shumë pranë, tani është kthyer në një bazë ushtarake ruse që përdoret për të sulmuar dhe goditur forcat ukrainase përreth.