Rusia ka rishikuar strategjinë e luftës në Ukrainë për tu fokusuar në përpjekjen për të marrë kontrollin e Donbashit dhe rajone të tjera në Ukrainën lindore me një datë në mendje, fillimin e majit. Në këto përfundime kanë dalë zyrtarë amerikanë që kanë vlerësuar të dhënat më të fundit të inteligjencës.