Vendet perëndimore rrëzuan kërkesën e Rusisë, që debati në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të fokusohej në 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Serbi. Pala serbe u shpreh në selinë e OKB-së në Nju Jork se ishte zhgënjyer që Këshilli i Sigurimit refuzoi të zhvillonte një debat për bombardimin e vitit 1999. Daçiç argumentoi se “e vërteta për agresionin e NATO-s 25 vjet më parë kundër Republikës Federale të atëhershme të Jugosllavisë u pengua të dëgjohej”.