Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, i ka kërkuar sërish armë perëndimit. “Sa më shumë të kemi, aq më shpejt do të kthehet paqja, thotë ai. Moska kërcënon në anën tjetër Shtetet e Bashkuara të amerikës me pasoja të rënda ndërkohë që i njëjti paralajmërim është lëshuar edhe në adresë të Italisë. Kjo e fundit, këtë javë pritet të miratojë një paketë të dytë ndihmash ushtarake për Kievin.