Rusia pret që Armenia ta kuptojë se rrezikon të humbasë sovranitetin e saj, në termat e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, nëse thellon dialogun me NATO-n – tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë me agjencinë e lajmeve TASS. Lavrov ka nënvizuar se këtë vit, Armenia ka kryer një seri stërvitjesh të përbashkëta me aleancën e atlantikut verior dhe kjo sigurisht nuk shihet me sy të mirë nga Moska.