Një delegacion rus i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu mbërriti në Teheran këtë të martë për bisedime me udhëheqjen ushtarake iraniane. Njoftimin e dha Ministria Ruse e Mbrojtjes, e cila tha se vizita synon të forcojë lidhjet ushtarake midis dy vendeve pasi Rusia po bëhet gjithnjë e më e varur nga mbështetja e huaj në luftën e saj kundër Ukrainës.