Ambasada ruse në Maqedoninë e Veriut iu përgjigj të martën deklaratave të presidentit Stevop Pendarovski, i cili ka akuzuar Moskën për aktivitete destabilizuese në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkan. Në përgjigjen e saj për presidentin maqedonas, ambasada ruse sqaron se Rusia nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka për qëllim të përfshihet në punët e brendshme të asnjë shteti, përfshirë edhe në Maqedoninë e Veriut. Në deklaratë thuhet gjithashtu se Rusia respekton zgjidhjen e popullit maqedonas për pranimin ose të propozimit francez për negociatat.