Top News – Rusia ‘gris’ takimin Trump-Putin / Kremlini: Nuk është i nevojshëm për momentin
02/11/2025 14:13

Ndërsa luftime të ashpra vazhdojnë në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se një takim mes presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara “nuk është i nevojshëm tani për tani”. Komentet e tij, të publikuara nga agjencia TASS më 2 nëntor, janë shenjë shtesë se Moska është e vendosur ta vazhdojë pushtimin e plotë, pothuajse katërvjeçar, të Ukrainës, pavarësisht përpjekjeve për paqe të udhëhequra nga SHBA-ja. “Çfarë nevojitet tani është një punë shumë e kujdesshme për të shtjelluar hollësi specifike të problemit” tha Peskov, pa dhënë hollësi të mëtejshme. Tensionet mes Moskës dhe Uashingtonit janë rritur sërish, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Një ditë më parë, Uashingtoni vendosi të furnizojë Ukrainën me raketa tomahaëk duke zemëruar Moskën. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova kritikoi vendimin e fundit të Uashingtonit duke thënë se "dërgimi i më shumë armëve në Ukrainë nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit". Deklarata vjen pas shtyrjes së pacaktuar të një samiti të planifikuar mes Trump dhe putinit në Budapest, i njoftuar fillimisht nga presidenti amerikan pas një bisede telefonike me Putinin më 16 tetor. Trump më vonë tha se besonte se bisedimet "nuk do të arrinin rezultatin e dëshiruar" dhe më pas vendosi sanksione të reja ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës dhe gazit në Rusi. Zyrtarët rusë sqaruan se samiti i Budapestit ishte shtyrë, jo anuluar, duke theksuar se iniciativa për bisedime kishte ardhur nga Uashingtoni. Megjithatë, ky veprim nënvizon tensionin në rritje në marrëdhëniet SHBA-Rusi, pasi Trump thuhet se është i frustruar me atë që ai e sheh si ngurrim të Moskës për t'u angazhuar në mënyrë konstruktive në negociatat e paqes për t'i dhënë fund luftës që filloi në vitin 2022.

Top News – SHBA ‘blindon’ Lindjen e Mesme. Vendos mbi 150 avionë luftarakë në rajon
24/02 22:33
Top News – Bomba bërthamore në Ukrainë / Rusia akuzon Francën dhe Britaninë: Duan t’ia japin
24/02 17:20
Top Channel/ Vrasja e “El Mencho” në Meksikë dhe lista e re e trafikantëve më të kërkuar të drogës
24/02 15:44
Top Channel/ Përvjetori i luftës në Ukrainë, Rutte: “Ka nevojë për më shumë ndihma”!
24/02 15:29
Top Channel/ Krimi në SHBA në nivelin më të ulët historik? BBC verifikon Trumpin!
24/02 15:24
Top Channel/ Ekstradime nga Anglia/ Dy shqiptarë pranojnë kthimin për t’u përballur me drejtësinë
24/02 15:21
Top News – Trump ‘po lajthit’ me moshën…Shumica e amerikanëve të shqetësuar, sondazh i Reuters
24/02 15:15
Top News – Evakuohet në një vend të sigurt / Frikë për kryeministrin australian, kërcënim i panjohur
24/02 15:11
Top News – ‘El Menchon’ e ‘tradhëtoi’ e dashura / Takimi romantik çoi në vrasjen e bosit të drogës
24/02 15:06
Top News – Franca ‘bllokon’ krushkun e Trumpit / Ambasadori amerikan nuk ka akses në qeveri
24/02 14:45
Top News – Sulmon Iranin nga baza në Portugali/Avionët ulen e ngrihen, SHBA intensifikon aktivitetin
24/02 14:05
Top News – Brenda bunkerit të Zelenskit / Nga atje ai udhëhoqi përgjigjen ndaj pushtimit rus
24/02 14:00
Top News – Dronët, ‘mbretërit’ e fushës së betejës /‘Lanë pa punë’ tanket në 4 vite luftë në Ukrainë
24/02 13:00
Top News – Ukraina, 4 vite në këmbë / Zelenski: Putin ka dështuar, ne mbrojtëm pavarësinë
24/02 12:59
Top News – Rrëzohet helikopteri i ushtrisë / Bie mbi tregun e frutave, katër viktima në Iran
24/02 12:11
Top Channel/ Lufta në vitin e pestë, Ursula von der Leyen në Kiev: “Ne nuk do të tërhiqemi”!
24/02 12:06
Top Channel/ “Apokalips” bore në SHBA, anullohen mbi 5.700 fluturime: “Varroset” bregu lindor!
24/02 11:52
Top News- Shpërthim në stacionin e trenit në Moskë / Vritet një oficer policie, plagosen dy të tjerë
24/02 11:39
Top Channel/ 43 milionë euro, Polonia refuzon fondet e BE-së për mbrojtjen: “Nuk i duam”!
24/02 11:37
Top News – Nju Jorku ‘varroset’ nën dëborë / ‘Mbyllen’ miliona njerëz në shtëpi, stuhi masive
24/02 11:33
DIGITALB DIGITALB