Rusia duket se po mundohet të gjejë mbështetje tek fqinjët e SHBA në Amerikën Latineb ndërkohë që është e izoluar nga mbarë bota perëndimore. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ndodhet në një tur në Amerikën Latine, u bëri thirrje vendeve të kësaj pjesë të botës për tu bashkuar kundër shantazhit të Perëndimit. “Është e nevojshme të bashkojmë forcat tona për t’u përballur me përpjekjet e shantazhit dhe presionet e njëanshme të paligjshme të Perëndimit,” tha Lavrov gjatë një konference për shtyp me homologun e tij venezuelian Ivan Zil, duke folur për “një botë shumëpolare”.