Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Bjellorusinë se do të përballej me “përgjigje vendimtare”, nëse ndihmon Rusinë fqinje për ta pushtuar Ukrainën. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price deklaroi se nëse pushtimi do të fillonte nga Bjellorusia, NATO-ja do të rriste prezencën në shtetet që kufizohen me Bjellorusinë.