Kievi zyrtar ka ngritur alarmin se Rusia është gati të pushtojë Ukrainën. Paralajmërimi erdhi nga ministri i Jashtëm ukrainas, Dimytro Kuleba, pas një takimi kokë më kokë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. “Rusia ka rreshtuar armatën e saj pranë kufirit tonë që në mars dhe nuk e ka tërhequr më prej aty. Ajo që po shohim tani është një situatë e rënduar, ku Rusia po tregon se mund të aktivizojë me shpejtësi trupat e mbledhura dhe se çdo alternativë, përfshi edhe atë ushtarake. Jua siguroj se kjo është marrë në konsideratë nga lidershipi rus”, tha Kubela.