Përfaqësues nga Rusia dhe Ukraina janë takuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, javën e kaluar, për të diskutuar mundësinë e një shkëmbimi të burgosurish lufte, që do të lidhet edhe me rifillimin e eksporteve ruse të amoniakut, që shkon në azi dhe afrikë përmes një tubacioni ukrainas – thonë tre burime me dijeni për takimet...Burimet thonë se bisedimet janë ndërmjetësuar nga shteti në gjirin arab por nuk përfshijnë Kombet e bashkuara, pavarësisht rolit qendror të Kombeve të Bashkuara në negocimin e rifillimit të eksporteve të drithërave nga portet ukrainase në detin e zi. Amoniaku, përdoret për prodhimin e fertilizuesve.