Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca vlerëson se dy janë burimet e pasigurisë në rajonin e Ballkanit. I pari buron nga lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë dhe i dyti nga Serbia dhe pretendimet e saj territorial ndaj Kosovës. Konjufca priti në një takim të dërguarin e Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh. Zyra e shtypit e Kuvendit njoftoi se në këtë takim u shkëmbyen pikëpamjet lidhur me zhvillimet në Kosovës dhe rajon, veçanërisht në kontekstin e sigurisë dhe nevojës për paqe.