Pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Evropian ndaj Serbisë për të përafruar politikat e saj me ato të unionit, apo edhe për të tërhequr nga Rusia e Kina, Beogradi nuk mendon kështu. Kjo duket në vizitat e fundit të zyrtarëve më të lartë serbë. Pas vizitës në Rusi të Aleksandër Vulin, një vizitë të rëndësishme ka zhvilluar edhe Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, në Kinë. Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiç u takua me Ministrin e Sigurisë Publike të Kinës, Wang Xiaohong.