Top News – Rusia e bën sërish! Zbulimi amerikan: Ka ndërhyrë në zgjedhjet e nëntorit
17/03/2021 11:57

Sipas një raporti të zbulimit amerikan, presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të ketë drejtuar personalisht përpjekjet për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, për t’i orientuar ato në favor të kandidatit Donald Trump, një hap që sipas burimeve mund të bëhet shkak për sanksione nga ana e SHBA. Raporti prej 15 faqesh, i publikuar nga Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar, u shton kredibilitet aludimeve të mëparshme se disa nga ndihmësit kryesorë të zotit Trump po bënin lojën e Moskës, duke amplifikuar pretendimet e ngritura kundër kandidatit të atëhershëm Joe Biden nga ana e disa figurave ukrainase të lidhura me Rusinë në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Ai u shton elemente të reja aludimeve se Putini ose e mbikëqyri personalisht, ose të paktën e miratoi ndërhyrjen në zgjedhje për të favorizuar kandidatin e atëhershëm Trump. Uashingtoni pritet të vendosë sanksione ndaj Moskës, madje që javën e ardhshme, thanë dy burime që folën në kushte anonimiteti. Gjetjet lidhur me rolin e Putinit ka të ngjarë të marrin një vëmendje të veçantë, duke pasur parasysh përfundimet e raportit se politikanë të mbështetur nga Rusia, si deputeti ukrainas Andriy Derkach, bindën disa figura politike amerikane të bëheshin pjesë e fushatës së tyre për të shpifur kundër Joe Biden dhe djalit të tij, Hunter. Raporti përmend me emër deputetin Derkach, i cili në vitin 2019 takoi avokatin e Trump, Rudy Giuliani, duke thënë se lëvizjet e deputetit ndiqeshin me kujdes, në mos drejtoheshin nga vetë Putini. Edhe më parë, agjencitë amerikane të zbulimit dhe ish-prokurori i posaçëm Robert Mueller kishin arritur në përfundimin se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016 për të shtuar shanset e Donald Trump, me një fushatë që synonte dëmtimin e kundërshtares së tij demokrate Hillary Clinton. Raporti i fundit ndërkaq nxjerr si të pavërtetë një version të mbështetur nga aleatët e Trump se Kina po ndërhynte në zgjedhje në emër të kandidatit Biden. Raporti arrin në përfundimin se Pekini “nuk bëri përpjekje për ndërhyrje”.

Top News- “Kallashnikovi i Iranit”, arma sekrete iraniane që po përdoret kundër SHBA e aleatëve
02/03 20:33
Top Channel/ Izraeli bën gati trupat tokësore, IFD sulmon edhe në Liban dhe Bejrut
02/03 20:09
Top Channel/ Trump: Vala më e madhe e sulmeve do vijë së shpejti! Po e shkatërrojmë Iranin
02/03 19:59
Top Channel/ Raketa balistike godet Iranin, TCH sjell pamjet nga vendngjarja
02/03 17:08
Top Channel/ Raketa iraniane godet qytetin Be’re sheva, gazetari i TCH: Paralajmërohen banorët të…
02/03 17:07
Top Channel/ Si e gjurmoi CIA dhe Izraeli lidershipin iranian: I pritën të mblidheshin në një vend!
02/03 16:50
Top Channel/ Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër!
02/03 15:13
Top Channel/ Nga SHBA në Pakistan, protesta kundër vrasjes së Khameneit: 25 të vdekur!
02/03 15:05
Top Channel/ Gërmadha dhe pallate të dëmtuara, çfarë mbeti pas sulmit iranian në Tel Aviv
02/03 13:31
Top Channel/ Ndërtesa e dëmtuar rëndë nga sulmet iraniane, nis pastrimi i gërmadhave në Tel Aviv
02/03 13:01
Top Channel/ Irani sulmon një qendër rekrutimi në Tel Aviv, pamje nga ndërtesa e dëmtuar
02/03 13:00
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli mbrohet nga sulmet e Hezbollah në veri të vendit
02/03 12:41
Top Channel/ Lufta me Iranin, Trump paralajmëron amerikanët: “Do i shkojmë deri në fund
02/03 12:40
Top Channel/ Irani trondit bursat, rritet cmimi i naftes
02/03 12:33
Top Channel/ Iran, regjimi i paprekur nga vdekja e Khameneit? BBC: Pasardhësin e zgjedhin besnikët!
02/03 12:16
Top Channel/ Lufta e Iranit, goditet baza në Qipro: Sulmohet Libani, Trump: Khamenei do më vriste!
02/03 12:13
Top News-Lufta nuk ‘rrëzoi’ regjimin në Iran / Zyrtarët amerikanë, skeptikë pas vrasjes së Khameneit
02/03 12:10
Top News – Irani nuk do të sulmonte i pari SHBA-në / Pentagoni i raporton kongresit: Asnjë shenjë
02/03 12:10
Top Channel/ Alarme për sulme ajrore në Izrael, paralajmërohen qytetarët
02/03 11:36
Top Channel/ TCH në Tel Aviv, gazetari Artur Bibe: Sistemi i mbrojtjes njoftoi për sulm ajror
02/03 11:33
DIGITALB DIGITALB