Gjatë luftës në Ukrainë, u shfaqën informacione dhe ide të shumta për hapjen e një fronti të dytë në vendet e tjera në kufi me Rusinë. Pas spekulimeve për hapjen e një fronti të dytë në Gjeorgji, u fol edhe për destabilizimin dhe hapjen e “plagëve të vjetra” në Moldavi dhe tashmë ai opsion shfaqet gjithnjë e më shpesh në media dhe në deklaratat e zyrtarëve rusë.