Rusia do të intensifikojë sulmet mbi bazat ukrainase ku mbahen armët e dhuruara nga perëndimi, tha të martën ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu. Në fjalën e tij para zyrtarëve të mbrojtjes, Shoigu tha gjithashtu se Rusia kishte "rrëzuar mitin e epërsisë së armëve perëndimore" dhe se forcat e saj kishin marrë iniciativën përgjatë frontit të betejës 1000 km të gjatë.