Top News – Rusia do fitore, jo kompromis! Medvedev: Bisedime për shkatërrimin e regjimit neonazist
03/06/2025 14:54

Zyrtari i lartë i sigurisë ruse, Dmitry Medvedev, tha të martën se qëllimi i mbajtjes së bisedimeve të paqes me Ukrainën ishte të sigurohej një fitore e shpejtë dhe e plotë ruse. "Bisedimet e Stambollit nuk janë për të arritur një paqe kompromisi sipas kushteve iluzive të dikujt tjetër, por për të siguruar fitoren tonë të shpejtë dhe shkatërrimin e plotë të regjimit neonazist", tha në Telegram zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë. "Kjo është ajo për të cilën flet Memorandumi Rus i publikuar një ditë më parë", shtoi ai. Medvedev po i referohej një sërë kërkesash ruse që iu paraqitën Ukrainës në bisedimet në Stamboll të hënën. Ato përfshinin dorëzimin e më shumë territoreve, bërjen e Ukrainës një vend neutral, pranimin e kufizimeve në madhësinë e ushtrisë ukrainase dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe presidenciale. Në bisedimet, që zgjatën vetëm një orë, të dy palët ranë dakord për një shkëmbim të ri të të burgosurve të luftës dhe kthimin e 12,000 ushtarëve të vrarë, por jo për armëpushimin që Ukraina dhe aleatët e saj po i bëjnë presion Rusisë ta pranojë. Medvedev shtoi, në një përgjigje të dukshme ndaj sulmeve të fundjavës së Ukrainës mbi bazat strategjike të bombarduesve rusë, se Moska do të hakmerrej. "Hakmarrja është e pashmangshme", tha ai. "Ushtria jonë po ecën përpara dhe do të vazhdojë të përparojë. Çdo gjë që duhet të hidhet në erë do të hidhet në erë, dhe ata që duhet të eliminohen do të eleminohen", tha ai.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58