Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngritur të premten shqetësimin se kërcënimet nga Rusia dhe aleati i saj Serbia paraqesin rrezik për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në një konferencë për media me presidentin letonez, Egils Levits, presidentja kërkoi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke thënë se është bërë e qartë se marrëdhëniet e ngushta Beograd-Moskë, paraqesin rrezik për Prishtinën. Sipas saj, Moska mund të përdorë Serbinë për të ngjallur konfliktet në rajon.