Top News – Rusia dhe Kina tregojnë forcën / Nisin stërvitjet e përbashkëta detare këtë javë
19/12/2022 11:23

Rusia dhe Kina do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare nga 21 deri në 27 dhjetor – tha ministria ruse e mbrojtjes të hënën. Stërvitjet e përbashkëta detare, që janë zhvilluar cdo vit nga 2012-ta, do të përfshijnë lëshimin e raketave dhe predhave të artilerisë në detin e kinës lindore – tha ministria ruse e mbrojtjes. “Qëllimi kryesor i stërvitjes është që të forcohet bashkëpunimi detar mes Rusisë dhe Kinës dhe të ruhet paqja dhe stabiliteti në rajonin e azi-paqësorit. Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, Moska ka tentuar të forcojë lidhjet e saj politike, të sigurisë dhe ekonomike me Pekinin dhe e sheh liderin e kinës Xi Jinping si një aleat të rëndësishëm në aleancën anti-perëndimore. Dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshje strategjike partnershipi, pa kufij, pak ditë para se moska të niste pushtimin më të madh tokësor në evropë që nga lufta e dytë botërore në shkurt, por Pekini ka shprehur që atëherë shqetësime për veprimet e rusisë në Ukrainë. Rusia thotë tani se katër luftanije të saj do të marrin pjesë në stërvitje, mes tyre kryqëzori i armatosur me raketa Varyag, ndërkohë që gjashtë luftanije kineze do të jenë po ashtu të përfshira bashkë me avionë dhe helikopterë ushtarakë të të dyja palëve. Anijet ruse do të nisen në lundrim të hënën nga porti i Vladivostokut në lindjen e largët të rusisë për të marrë pjesë në stërvitjen një javore që nis të mërkurën.

Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23
Top News – Jeta nën zjarr në Belgorodin e Rusisë / Alarm raketash! Kur lufta të vjen në shtëpi…
26/03 13:00
Top News – Avion luftarak ‘i bërë në vend’ / Prezantohet supersoniku F-39E Gripen në Brazil
26/03 13:00
Top Channel/ Kthehet bora në Ballkan: Fronti polar sjell gjysëm metri dëborë në Kroaci!
26/03 12:03
Top Channel/ META dhe Facebook humbin gjyqin me 20 vjecaren: Fajtor për krijim varësie!
26/03 11:49