Dy luftanije ruse kanë mbërritur në jug të Kinës për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta detare, tha Ministria ruse e Mbrojtjes. Kina dhe Rusia kanë forcuar raportet e tyre që kur Moska ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Qëllimi i tyre i përbashkët është të zvogëlojnë rolin e Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit në skenën ndërkombëtare.