Top News/ Rusia dërgon luftanije në Kubë / 160 km larg Floridas, mbërrijnë në Havana këtë fundjavë
25/07/2024 15:09

Luftanijet ruse do të vizitojnë Kubën sërish, vetëm disa javë pasi një flotë e vogël që u ankorua në Havana, ngriti shqetësime mbi synimet e Kremlinit në hemisferën perëndimore. Anijet nga Flota ruse e Balltikut mbërrijnë në Havana nga e shtuna dhe mes tyre është edhe anija stërvitore Smolny, fregata Neustrashimy dhe cisterna e naftës Yelnya, tha Ministria e Forcave të Armatosura Revolucionare të Kubës. “Vizita e anijeve nga vende të tjera është një praktikë historike e qeverisë revolucionare me vendet me të cilat ne mbajmë marrëdhënie miqësie dhe bashkëpunimi”, shtoi ministria në postimin në Facebook. Edhe banorët e Havanës do të mund të vizitojnë luftanijet ruse. Vizita e planifikuar, e cila përfundon më 30 korrik, vjen vetëm një muaj pasi një grup anijesh nga Flota Veriore e Rusisë, e udhëhequr nga fregata Admirali Gorshkov dhe nëndetësja bërthamore Kazan, lundroi drejt kryeqytetit kuban përpara stërvitjeve ushtarake në Detin e Karaibeve. Zyrtarët amerikanë thanë se stërvitjet ishin rutinë dhe kishte të ngjarë të ishin në përgjigje të mbështetjes së Uashingtonit për Ukrainën në luftën e nisur nga Vladimir Putin. Megjithatë, anijet kaluan afër Floridës gjatë rrugës për në kryeqytetin kuban, me satelitët që i gjurmonin më pak se 50 km larg Key Largos. Kjo bëri që të ndizeshin spekulimet se bëhej fjalë për një shfaqje të forcës ushtarake të Moskës, në oborrin e Amerikës. Luftanijet amerikane dhe kanadeze u vendosën afër brigjeve të Majamit për të monitoruar anijet ruse. Havana ndodhet vetëm 160 km larg nga Key Ëest, në Florida, ku ndodhet edhe një bazë ajrore amerikane, ndaj vizita të tilla, ndiqen me shumë vëmendje nga shtetet e bashkuara.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02