Top News – Rusia dërgon luftanije në Iran / Përballë aeroplanmbajtëseve të Trumpit, lojëra lufte
18/02/2026 14:38

Irani dhe Rusia do të kryejnë manovra detare në Detin e Omanit të enjten, pas raundit të fundit të bisedimeve mes Teheranit dhe Uashingtonit në Gjenevë, raportuan mediat iraniane. Të hënën, Garda Revolucionare, krahu ideologjik i ushtrisë së Iranit, nisi gjithashtu stërvitje në Ngushticën strategjike të Hormuzit, një sfidë për forcat detare amerikane të vendosura në rajon. "Stërvitja e përbashkët detare e Republikës Islamike të Iranit dhe Rusisë do të zhvillohet të enjten në Detin e Omanit dhe në Oqeanin Indian verior", raportoi agjencia ISNA, duke cituar një zëdhënës të stërvitjes. "Qëllimi është të forcohet siguria detare dhe të thellohen marrëdhëniet mes marinave të dy vendeve", tha ai, pa specifikuar kohëzgjatjen e stërvitjes. Lojërat e luftës vijnë ndërsa Irani mori një ton optimist pas raundit të dytë të negociatave të ndërmjetësuara nga Omani në Gjenevë të martën. Bisedimet e mëparshme mes dy armiqve dështuan pas sulmit të paprecedentë izraelit ndaj Iranit në qershor 2025, i cili shkaktoi një luftë 12-ditore në të cilën Shtetet e Bashkuara u bashkuan për një kohë të shkurtër. Presidenti amerikan Donald Trump, ka vendosur një forcë të konsiderueshme detare në rajon, të cilën e ka përshkruar si një "armadë", me një aeroplanmbajtëse të dytë që pritet të mbërrijë shumë shpejt. Kjo ka bërë që të rritet frika për një sulm të mundshëm mbi Iranin që mund të shndërrohet shumë shpejt në një luftë të përgjithshme në rajon.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58