Rusia ka filluar të përdorë dronët iranianë në luftën e saj me Ukrainën dhe Irani është ofruar të ndihmojë Vladimir Putinin që të evitojë sanksionet e perëndimit – shkruajnë mediat amerikane. Zyrtarë perëndimorë thanë për Uashington Post se kjo nuk është vetëm një aleancë taktike por mund të jetë pjesë e një strategjie të re anti perëndimore.