25 milion ton drithëra ndodhen të bllokuara në portet ukrainase, kryesisht në Odesa, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock në hapje të konsultimeve triditore të ministrave të Jashtëm të G7 në Ëeissenhaus buzë Detit Baltik. Këto drithëra nevojiten urgjentisht, kryesisht në vendet e varfëra në afrikë dhe në Lindjen e Mesme. Tani shtatë vendet më të pasura në botë nuk duhet t'i lenë në baltë këto rajone. Qëllimi i presidentit rus Vladimir Putin është që me luftën e tij të përçajë bashkësinë ndërkombëtare. "Ne si G7 do t'i kundërvihemi kësaj", tha Baerbock.