Top News – Rusi-Perëndim, përplasje frontale… / Sa e mundur është lufta direkte mes tyre?
15/10/2022 14:04

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mori gjithë vëmendjen javën e kaluar, kur tha se presidenti rus, Vladimir Putin, “nuk tallet” kur kërcënon me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë. Ditë më parë, edhe senatori republikan, Marco Rubio, anëtar i Komitetit të Inteligjencës në SHBA, tha se ka frikë se Rusia mund të kryejë një sulm konvencional kundër një vendi anëtar të NATO-s. Kjo, sipas tij, për të penguar ndihmën ushtarake të aleancës për Ukrainën, e cila po lufton forcat pushtuese ruse. Analistët, megjithatë, thonë se Putin ka më shumë gjasa të përdorë mjete të tjera, në përpjekje për të frikësuar Perëndimin. Në këtë aspekt, ata përmendin sulmet e mundshme kundër tubacioneve të gazit, kabllove të nënujshme të të dhënave dhe internetit, por edhe satelitëve që rrotullohen rreth Tokës. “Të gjitha këto metoda sulmesh do të ishin më logjike për Rusinë” sesa një sulm i drejtpërdrejtë ushtarak kundër objekteve të NATO-s, ose përdorimi i armëve bërthamore, thotë Shon Monagan, analist në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington. Sulmi i mundshëm rus në një vend anëtar të NATO-s, sipas tij, do të nxiste reagimin e aleancës 30-anëtarëshe. “Lufta me Ukrainën nuk është ekzistenciale. Lufta me NATO-n do të ishte e tillë”, thotë ai.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02