Ylli i Hollivudit, Geoffrey Rush, ka fituar një dëmshpërblim shumë miliona dollarësh, pasi një apel ndaj një gazete në pronësinë e Rupert Murdok për shpifje, u rrëzua nga një gjykatë australiane. Fituesi i çmimit Oskar do të marrë tani 2 milionë dollarë amerikanë dëmshpërblim për fitimet e humbura dhe kompensim, pasi gjykata rrëzoi apelin që kërkonte reduktimin e kostos dhe rigjykim të rastit. Vendimi, kundër kompanisë së Murdok, është më i fundit në një betejë të gjatë ligjore mes Rush dhe “Daily Telegraph”, që e kishte akuzuar aktorin për sjellje të papërshtatshme seksuale kundrejt pjesëtareve femra të kastit.