Rusët janë duke u përballur me të nxehtin më të madh në njëqind vjetët e fundit, pasi temperaturat arritën 35 gradë nëpër disa qytete të enjten. Në Moskë u thye një rekord i vitit 1917. Në Moskë, ku temperaturat ranë minus 40 gradë dimrin e kaluar, më 3 korrik temperaturat u rritën në 32.7 gradë, duke e thyer një rekord të vitit 1917 për atë ditë për gjysmë grade, tha qendra meteorologjike FOBOS.