Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ra pre e një mashtrimi nga dy komedianë rusë. Dy humoristët rusë, Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur si Vovan dhe Lexus, publikuan në platformën Rumble një video të bisedës me kreun e ekzekutivit Albin Kurti. Ata u prezantuan si presidenti I Letonisë, Edgar Rinkevics. Vetë qeveria e Kosovës e pranoi bisedën dshe se ishte mashtruar nga ky incident, ndërsa sqaroi se gjithçka kisht ndodhur më datë 11 shkurt, dy ditë pas zgjedhjeve, të cilat Vetëvendosje I fitoi. Përparim Kryeziu