Top News/ Rusët ekzekutojnë robërit e luftës / Del videoja e tmerrshme, shkelje e ligjit të luftës
26/02/2024 22:30

Zyra e prokurorit të përgjithshëm në Ukrainë, tha se kishte nisur një hetim për vrasjen e një grupi të burgosurish ukrainas të luftës nga forcat ruse. Këto të fundit, mendohet se i qëlluan për vdekje ushtarët e paarmatosur ukrainas në rajonin e Bakhmutit, në donetsk, të shtunën. Një hetim paraprak ka nisur në lidhje me shkeljen e supozuar të ligjit dhe zakonit të luftës, në kombinim me vrasjen e paramenduar, pasi një video u shfaq në mediat sociale ku shihej ekzekutimi i trupave të dorëzuara ukrainase. “Më 24 shkurt 2024, një video regjistrim u postua në një kanal në telegram, ku shiheshin ushtarët rusë që qëllonin kundër shtatë trupave ukrainase gjatë një sulmi mbi pozicionet tona mes fshatrave Ivanivske dhe Khromove, në Donetsk”, tha zyra e prokurorit. “Pamjet me dronë tregonin se pjesëtarë të forcave të armatosura ruse, në fillim i urdhëruan mbrojtësit tanë të dalin nga llogorja. Më pas, kur të gjithë mbrojtësit tanë ishin mbledhur në një vend, u zhvendosën pak metra më tutje dhe armiku hapi zjarr mbi ta”, tha zyra. “Ushtria e vendit agresor, vrau ushtarë ukrainas të paarmatosur, duke injoruar normat e ligjit humanitar ndërkombëtar”. Ushtarët ukrainas duket se po dorëzoheshin kur u vranë, tha edhe komisioneri ukrainas për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinets, në një mesazh personal të ndarë në mediat sociale. “Ata kishin ngritur duart lart, duke treguar se ishin të paarmatosur dhe nuk përbënin asnjë rrezik. Rusët, supozohet se duhet ti merrnin ata robër, por pa mëshirë ata hapën zjarr mbi ta”, tha Lubinets.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58