Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se forcat ruse po përgatiten të bombardojnë qytetin jugor të Odesës, pasi nuk arritën të merrnin ashtu siç shpresonin Kievin. Në qytetin port historik në bregun e Detit të Zi jetojnë rreth një milionë banorë. Odesa është afër kufirit moldav dhe rajonit separatist moldav të Transnistrisë, të mbështetur nga Rusia.