Top News -‘Ruletë ruse me fatin e miliona njerëzve’/ Sanchez ‘i kthehet’ Trumpit: Nuk mund të luash
04/03/2026 14:36

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të mërkurën ashpërsoi kundërshtimin e tij ndaj sulmit amerikan dhe izraelit mbi Iranin, duke paralajmëruar se konflikti rrezikonte të luante "ruletë ruse" me jetën e miliona njerëzve. Sanchez u përgjigj pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënoi të ndërpriste tregtinë me Madridin për shkak të qëndrimit të tij ndaj konfliktit. "Kështu fillojnë fatkeqësitë e mëdha të njerëzimit... Nuk mund të luash ruletë ruse me fatin e miliona njerëzve", tha Sanchez në një fjalim televiziv drejtuar kombit. Tensionet mes dy aleatëve të NATO-s u rritën pasi Sanchez denoncoi bombardimet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit duke i quajtur ato të pamatura dhe të paligjshme, dhe më vonë ndaloi avionët amerikanë të përdorin bazat detare dhe ajrore në Spanjën jugore për ofensivën kundër Teheranit. Sanchez tha se bota nuk mund t'i zgjidhte problemet e saj me konflikte dhe bomba. "Pozicioni i qeverisë spanjolle mund të përmblidhet në dy fjalë: 'Jo luftë'", tha ai, duke shtuar se qëndrimi nuk ishte i pasinqertë, por koherent. "Ne nuk do të jemi bashkëfajtor në diçka që është e keqe për botën dhe në kundërshtim me vlerat dhe interesat tona, thjesht për të shmangur hakmarrjet nga dikush", tha Sanchez, duke iu referuar kërcënimeve tregtare të Trump. Sanchez theksoi efektet negative të luftës në Irak, nga rritja e terrorizmit xhihadist deri te çmimet e larta të energjisë, për të argumentuar se pasojat e këtij sulmi ndaj Iranit ishin po aq të paqarta dhe se kjo nuk do të çonte në një rend ndërkombëtar më të drejtë.

Top Channel/ ‘I kemi ndryshuar faqen Shqipërisë’, Rama: Në Kashar duhet edhe shkollë tjetër, por…
02/04 17:06
Top Channel/ Integrimi, Rama: Atë që opozita i ka bërë këtij vendi s’ja ka bërë askush, një mik…
02/04 17:05
Top Channel/ Qytetarja në njësinë 14 ja thotë në sy Ramës: Më pëlqen mënyra se si ju i qaseni…
02/04 17:05
Top Channel/ ‘Legalizimet nuk janë ndalur’, Rama në Njësinë 14: Nuk mund të bëjmë një piramidë…
02/04 17:05
Top News – ‘U kërcënova me jetë’. Propozimi i Ballës për 2 prillin, tensione në sallë
02/04 16:58
Top Channel/ “Do të rrjep si kec”, sherr në Kuvend, Noka godet Ballën me bidon uji
02/04 16:55
Top Channel/ Opozita kërkon ndryshimin e ‘rendit të ditës’, Kuvendi voton kundër
02/04 16:54
Top Channel/ “S’të vjen turp”, opozita bllokon foltoren kërkojnë fjalën, Peleshi: Jemi në votim
02/04 16:54
Top Channel/ Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara, ministrja Sala tregon shifrat
02/04 15:34
Top Channel/ 78-vjeçari korçar gjendet i pajetë me shenja dhune, dyshohet se e kanë eliminuar
02/04 15:33
Top News – Van Horn e Shefqet Kastrati inspektojnë ‘Rapid Scan 3D’, teknologjia amerikane në TIA
02/04 15:25
Top Channel/ TIA me teknologji të SHBA, Vanhorn vlerëson investimet e “Kastrati”
02/04 15:21
Top News – ‘Këshilli i Sigurisë…këshillon Presidentin.’ Begaj: Jo koha për ta mbledhur
02/04 15:21
Top Channel/ Alarmi i SHBA për sulme në Shqipëri, autoritetet rrisin vigjilencën
02/04 15:08
Top News – Deklarata për hapjen e Hormuzit / Shqipëria dhe Kosova i bashkohen nismës britanike
02/04 14:56
Top News – Interpelanca me Lamallarin. Përplasja për emërimin e drejtorit të ri të policisë
02/04 14:53
Top News – ‘Korrupsioni, nuk jemi aq keq!’ Rama: Është perceptim! Shqipëria, më mirë se kurrë
02/04 14:51
Top News – ‘Mbylli dyert e Evropës’. Berisha në Shkodër: Sheshet janë rruga e vetme e opozitës
02/04 14:21
Top News- I vetëm prej 25 vitesh/ I moshuari gjendet pa jetë në banesë, dy pistat e hetimit
02/04 13:52
Top Channel/ Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, flet fqinji i viktimës: Nuk kishte probleme me njeri
02/04 13:31