Rubla ruse është zhvlerësuar në nivele rekord që janë parë vetëm në javët e para pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë. Të hënën, 1 dollarë amerikan është këmbyer me 101 rubla ruse, që nënkupton zhvlerësim të valutës për 25 për qind këtë vit dhe më të madhin në 17 muajt e fundit. Këshilltarët ekonomikë të Presidentit Vladimir Putin fajësojnë për këtë ‘tregtinë e lirë’. Sipas tyre, forcimi i rublës është në interes të ekonomisë ruse dhe një rënie e vlerës së saj e “komplikon ristrukturimin ekonomik dhe ndikon negativisht në financat e qytetarëve”.