‘Lufta mbaron brenda javësh, jo muajsh’, kështu iu përgjigj Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio pyetjes së gazetarëve se sa do zgjasë operacioni ushtarak amerikan në Iran, pas një takimi me ministrat e Jashtëm të G7-ës në Francë. I pyetur nëse SHBA-të po shqyrtojnë vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme si pjesë e përpjekjeve të tyre për të neutralizuar Iranin, Rubio tha se nuk do të diskutojë taktikat ushtarake. Megjithatë, ai tha se SHBA-të kanë objektiva të qarta dhe se janë shumë të bindur se janë në prag të arritjes së objektivave të tyre shumë shpejt.