Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje faktorit ndërkombëtar të ruajë neutralitetin dhe të mbështesë Republikën e Kosovës në përpjekjen e saj për të vendosur sundimin e ligjit dhe të kushtetutës në të gjithë territorin e saj, përfshirë këtu edhe veriun e vendit. Përmes një deklarate, këshilli u kërkon ndërkombëtarëve që të dënojnë edhe veprimet dhe provokimet nacionaliste të botës serbe, të Serbisë e të Presidentit të saj, sikundër ndodhi dhe me deklaratat e fundit të papërgjegjshme të tij.