Në 2 Tetor 2025, SPAK konfirmoi atë që përflitej prej vitesh nën zë: grabitjen e trojeve në Gjirin e Lalzit nga bandat. Dominant duket të jetë grupi i Aleksandër Lalhos alias Pëllumb Muharremit, tmerri i Sukthit i njohur me nofkën Rrumi. Inside Story sjell provat nga dosja hetimore që zbulojnë aktivitetin kriminal të këtij të fundit.